Shërbimi Policor i Kosovës njoftoi se ka arrestuar një femër 27 vjeçare nën dyshimin se ka qenë e përfshirë në vënie zjarri gjatë trazirave në mars të vitit 2004. Në një komunikatë për opinion, Shërbimi Policor ka njoftuar se e dyshuara është arrestuar gjatë ditës së djeshme në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë dhe është transferuar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.