Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjykata e Lartë Irakiane tha se Sadam Hyseini do të ekzekutohet sonte ose më së largu nesër. Ndërkohë Departamenti amerikan i Shtetit tha se Sadam Hyseini ende mbetet në burgun amerikan. Zëdhënësi Tom Casey tha se "nuk ka pasur ndryshime në statusin e Sadam Hyseinit".
Nga ana tjetër, avokati i tij, Ziad al- Hasavnjeh tha se ekzekutimi i ish liderit irakian nuk do të sjell paqe në vend.
"Ekzekutimi i Sadam Hyseinit dhe kolegëve të tij, në rrethanat aktuale do ta përkeqësoj situatën në Irak. Asnjë shpresë nuk do të mbetet e hapur për dialog politik me të cilin do të arrihej paqja në Irak siç jemi duke shpresuar. Përveç kësaj nuk është e lejuar që dënimi me ekzekutim të kryhet gjatë periudhës së festave", tha Hasavnjeh.
XS
SM
MD
LG