Ndërlidhjet

UASHINGTON


Alberto Gonzales, i emëruar nga presidenti Bush për postin e kreut të drejtësisë amerikane, i është përgjigjur pyetjeve të kongresmenëve në një seancë dëgjimore të zhvilluar sot. Seanca i paraprin votimit në Kongres, përpara se vendimi të hyjë në fuqi. Senatorë demokratë e kanë pyetur Gonzalesin kryesisht për trajtimin e të burgosurve në Guantanamo dhe në Abu Graib. Gonzales njihet si një nga autorët e dokumentit që kërkonte që të dyshuarve për terrorizëm të mos u njihej statusi i të burgosurve të luftës, në mënyrë që të mos mbroheshin nga Konventa e Gjenevës.
Gonzales do të zëvendësojë John Ashcroft që dha dorëheqje në nëntor.
XS
SM
MD
LG