Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian duhet të ketë një strategji afatgjate për Kosovën dhe për përmbylljen e procesit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë, kanë thënë sot disa deputetë të Parlamentit Evropian në Bruksel në një debat me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut Jan
Aselborn, kryesuesin e radhës të BE-së.
Ministri i Luksemburgut Aselborn ka thënë se ky vit do të jetë kyç për Ballkanin dhe politikën ndërkombëtare atje, duke patur parasysh edhe pritjet në zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Bashkësia ndërkombëtare do të bëjë vlerësimin e standardeve në Kosovë në mesin e këtij viti, dhe nëse vlerësohet se ato janë plotësuar në mënyrë të kënaqshme, atëherë më vonë gjatë vitit do të vazhdohet edhe me diskutimet për gjetjen e statusit dhe me procesin e afrimit të Kosovës me BE-në, ka thënë Jan Aselborn, duke përsëritur se qeveria e tij, e cila e kryeson BE-në deri në muajin qershor, do ta konsiderojë Kosovën si prioritet në punën e saj.
XS
SM
MD
LG