Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë tha se vala e sulmeve vdekjeprurëse në Irak tregon vendosmërinë e terroristëve për të penguar zgjedhjet e 30 janarit.
Zëdhënësi Scot McClellan tha se terroristët dhe besnikët e Sadamit po bëjnë cdo gjë që është e mundur për të shkatërruar tranzicionin drejt demokracisë dhe zgjedhjet e ardhshme.
Ai tha se presidenti amerikan George Bush ka biseduar me telefon me presidentin irakian Ghazi al Yawar për të diskutuar zgjedhjet.
Në Irak, të paktën 20 persona janë vrarë sot nga një seri sulmesh me autombomba, që cak patën ambasadën e Australisë dhe forcat irakiane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG