Ndërlidhjet

KAMPALA\UGANDË


Presidenti iranian Mohammad Khatami tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë në një pozitë për të nisur sulme të mundshme ushtarake kundër vendit të tij:
"Nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të marrin aksion të cmendur sulmues ndaj Iranit. Amerika ka kokëdhimbje tjera, në Irak dhe vende tjera. Sidoqoftë, në planin ekonomik dhe teknik, ne do mundohemi të qëndrojmë të gatshëm, dhe shpresoj që një ditë e tillë të mos vijë", tha Khatami gjatë një vizite në Ugandë.
Në anën tjetër nënpresidenti amerikan Dick Cheney ka thënë se Irani është në krye të listës së Uashingtonit të zonave më të "nxehta" në botë.
Ai ka thënë se qeveria amerikane do mundohet të përdorë diplomacinë për të zgjidhur problemin e programeve për armë bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG