Ndërlidhjet

JERUSALEM


Grupi militant Hamas ka mohuar të ketë arritur marrëveshje me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas për ndërprerjen e sulmeve kundër Izraelit.
Zëdhënësi i grupit tha se Hamasi është i gatshëm "seriozisht ta shqyrtojë çështjen e qetësisë", por Izraeli duhet të zotohet se s'do t'i sulmojë militantët.
Më parë, ministri izraelit i Mbrojtjes Shaul Mofaz tha se Mahmoud Abbas kishte siguruar premtime nga grupet militante Hamas dhe Xhihadi Islamik për ndërprerjen e sulmeve kundër Izraelit.
Mofaz i tha radios izraelite se Izraeli është i gatshëm t'i pakësojë operacionet ushtarake kundër militantëve palestinezë, nëse ata nuk do t'i sulmonin izraelitët.
XS
SM
MD
LG