Kondoliza Rajs ka marrë miratimin e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për postin e Sekretares së Shtetit. Me 85 vota për dhe 13 kundër, senatorët kanë konfirmuar sekretaren e deritashme të presidentit Bush për çështje të sigurisë, si pasardhëse e Kolin Pauellit. Disa demokratë kanë kundërshtuar kandidaturën e saj duke e fajësuar për gabimet dhe vdekjet në Irak.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.