Ndërlidhjet

BAGDAD


Irakianët sot votojnë në zgjedhjet e para të lira pas një gjysëmshekulli, por të përcjella me përpjekjet e kryengritësve për t'i penguar votimet.
Sulmet vetëvrasëse dhe me mortaja kanë vrarë të paktën 12 njerëz, përfshirë 6 të vrarët në një qendër votimi në pjesën lindore të Bagdadit dhe 4 të vrarët në lagjen Sadr City. Shpërthime u raportuan edhe nga Basra, Baquba, Mosul dhe gjetkë.
Duke e hedhur votën e tij, presidenti i përkohshëm Ghazi al-Yawer, tha se zgjedhjet për Irakun janë hap i parë që vendi t'i bashkohet "botës së lirë".
"Thellë në zemrën time ndjej se irakienët meritojnë zgjedhje të lira. Ky do të jetë hapi ynë i parë drejt bashkangjitjes sonë me botën e lirë. Irakienët do të mburren me demokracinë", tha al-Yawer.
Përkundër sulmeve, në Bagdad dhe Basra raportohet për dalje të shpejtë të votuesve në paralagjet me shumicë shiite dhe në ato të përziera me sunitë.
Por qendrat e votimit u lanë të shkreta në qytetet me shumicë sunite Fallujah, Ramadi dhe Samarra, si dhe në pjesët veriore dhe jugore të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG