Ndërlidhjet

JERUSALEM


Presidenti i Gjermanisë, Horst Koehler shkoi në Izrael për të shënuar 40 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Ai do të vizitojë muzeun e holokaustit, Ad Vashem, do t'i drejtohet parlamentit të Izraelit dhe do të takohet me kryeminsitrin, Ariel Sharon. Zyra e tij njoftoi, para vizitës, se Koehler do të nënvizojë sidomos përgjegjësinë morale të Gjermanisë për vrasjen e rreth 6 milionë hebrejëve në kampet naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG