Ndërlidhjet

FREIBURG/GJERMANI


Për ardhmërinë e Kosovës duhet të bisedojnë Prishtina dhe Beogradi me pjesëmarrjen e bashkësisë ndërkombëtare, sepse "vetëm ashtu mund të sigurohet respektimi i argumenteve të të dyja palëve", ka deklaruar presidenti i Serbisë Boris Tadiq.
Në kuvendin e Shoqatës për Evropën Juglindore në Freiburg, Tadiq ka shtuar se ky vit është vendimtar për statusin e ardhshëm të Kosovës, dhe rrjedhimisht edhe për stabilitetin politik të Serbisë.
Lidhur me bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, Tadiq ka thënë se "sinqeriteti i Serbisë nuk matet me fjalë dhe premtime, por me gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar" me gjykatën e krimeve të luftës.
XS
SM
MD
LG