Ndërlidhjet

KISHINEV


Shërbimi sekret i Moldavisë sot ka kumtuar se policia e këtij vendi ka burgosur apo përzënë 21 rusë gjatë këtij muaji. Në këtë kumtesë thuhet se rusët kishin udhëtuar për të spiunuar presidentin dhe politikanët e tjerë të Moldavisë para zgjedhjeve të përgjithshme, që mbahen më 6 mars. Ministria e jashtme e Rusisë i ka kundërshtuar përzëniet e javës së kaluar duke thënë se ky veprim nuk është në përputhje me përkushtimet e shprehura ë Moldavisë për proces zgjedhor "demokratik dhe transparent".
DAKA, BANGLADESH
Nga përplasja e një anijeje kanë humbur jetën së paku 74 vetë, ndërsa afro 120 të tjerë konsiderohen të zhdukur, kanë thënë autoritetet. Fatkeqësia ndodhi në lumin Buriganga, afër kryeqytetit Daka, për shkak të motit të lig me stuhi dhe me të reshura.
XS
SM
MD
LG