Ndërlidhjet

VJENË


Pavarësia e Kosovës do të ishte kundërproduktive dhe e papranueshme, tha presidenti i Serbisë Boris Tadiç pas takimit me kancelarin e Austrisë Wolfgang Schyssel.
E paraqita qëndrimin se pala shqiptare ka interesa legjitime kombëtare ashtu si pala serbe, dhe zgjidhja duhet kërkuar në real politikën ", ka thënë Tadiç.
Lidhur me të ardhmen e Kosovës, kancelari austriak Schyssel vlerësoi se ende është herët për statusin final.
"Duhet shkuar hap pas hapi. Së pari nevoitet analizë serioze e zbatimit të standardeve, kështu që bisedimet të mund të fillonin të paktën gjatë kësaj vere. Më pas, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan do të duhej të vendosë se çka më tutje", sqaroi kancelari austriak.
Sipas Schyssel, zgjidhja e çështjeve të rënda në Ballkanin perëndimor, siç janë e ardhmja e Kosovës apo e bashkësisë shtetërore Serbi-Mali i Zi, është e mundur në kuadër të perspektivës evropiane.
XS
SM
MD
LG