Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush tha sot se "për vite të tëra, populli i Libanit ka vuajtur nga pasojat e luftës së tmerrshme civile dhe nga okupimi i Sirisë". Në fjalimin e tij javor në radio, zoti Bush mëtutje tha se qytetarët e Libanit i kanë parë zgjedhjet e lira në Irak dhe tash po kërkojnë të drejtën për të vendosur për fatin e tyre, të lirë nga kontrolli dhe dominimi sirian. Mëtutje zoti Bush tha:
- Tërheqja e gjithë personelit ushtarak dhe të zbulimit të Sirisë do të ndihmoj në sigurimin se zgjedhjet në Liban do të mbahen ashtu siç është paraparë, në pranverë, dhe se ato do të jenë të lira dhe korrekte.
XS
SM
MD
LG