Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf tha se nuk do të lejojë terroristët që të përdorin Pakistanin si bazë për sulme ndaj Uzbekistanit. Sipas tij, disa terroristë nga Uzbekistani janë të vendosur në zonat kufitare me Afganistanin. Lideri i lëvizjes islamike të Uzbekistanit ishte plagosur vitin e kaluar në atë rajon. Lëvizja e tij, gjatë viteve të fundit, është akuzuar për sulme kundër udhëheqësisë aktuale të Uzbekistanit.