Ndërlidhjet

ROMË


Me nderime shtetërore, sot bëhet varrimi i agjentit italian Nicola Calipari, i cili u vra nga trupat amerikane pasi ndihmoi lirimin e gazetares Giuliana Sgrena në Irak.
Calipari vdiq ndërsa mbronte gazetaren italiane, kur trupat amerikane hapën zjarr në automjetin e tyre që shkonte drejt aeroportit të Bagdadit.
Sgrena më pas e kontestoi versionin e ushtrisë amerikane, sipas së cilës, trupat kishin hapur zjarr pasi automjeti e kish rritur shpejtësinë dhe s'i kishte përfillur paralajmërimet për t'u ndaluar te postblloku.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se ngjarja ishte "aksident i tmerrshëm", ndërsa presidenti George Bush ka premtuar hetime të plota.
XS
SM
MD
LG