Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian i bëri thirrje Rusisë që të përfundojë konfliktin në Çeçeni dhe t'i jap fund shkeljes së të drejtave të njeriut atje. Zëdhënësi i Komisionit, Amadeu Altafaj Tardio tha se vrasja e udhëheqësit seperatist çeçen, Maskhadov manifeston paqëndrueshmërinë në rajon.
"Nuk kemi informacione të sakta për rrethanat e vrasjes së Maskhadovit. Nuk është e qartë se çfarë ndikimi do të ketë ajo në gjendjen e sigurisë, çështje që është shumë shqetësuese për ne" tha Tardio.
Bashkimi Evropian, tha ai, vazhdon të inkurajojë zgjidhjen politike për konfliktin në Çeçeni, të bazuar në besimin e popullit dhe respektimin e integritetit territorial të Rusisë.
XS
SM
MD
LG