Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të mërkurën, për të zgjedhur kryeministrin dhe qeverinë e re të Kosovës. Qeveria do të udhëhiqet sërish nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka kandiduar Bajram Kosumin për kryeministër, çka është mbështetur dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si partner qeverisës dhe nga presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Vendimi që kryeministri dhe qeveria e re të zgjidhen të mërkurën, është marrur sot në Kryesinë e Kuvendit.
Ndërkohë, opozita nuk ka vendosur ende nëse do të mbështesë me votat e saj apo jo qeverinë e re.
XS
SM
MD
LG