Ndërlidhjet

BISHKEK


Mbështetësit e presidentit të përmbysur të Kirgistanit, Askar Akayev bllokuan rrugën kryesore që lidh qytetin e tij të lindjes me kryeqytetin Bishkek. Agjencia AP citon protestuesit të kenë thënë se nuk do të pranojnë autoritetet e reja. Ndërkohë, Kremlini njoftoi se ka pranuar kërkesën e Akayev-it që të strehohet në Rusi. Në anën tjetër, udhëheqësi i përkohshëm i Kirgistanit, Kurmanbek Bakiyev tha se nuk do të kërkojë ekstradimin e tij.
"Unë dhe parlamenti nuk i shohim kështu gjërat. Nëse Akayev vendos të kthehet, ai do ta gëzoj këtë të drejtë sepse Kirgistani është atdheu i tij" tha Bakiyev. Një udhëheqës tjetër opozitar, Felix Kulov ka thënë se Akayev duhet të kthehet në Kirgistan dhe të njoftojë vendin se jep dorëheqje. Autoritet ndërkaq, njoftuan se gjendja e sigurisë në Kirgistan është e mirë.
Zgjedhjet e parakohshme presidenciale duhet të mbahen me 26 qershor dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë tha se do të ofrojë ndihmë për mbarëvajtjen e tyre.
XS
SM
MD
LG