Ndërlidhjet

XHAKARTË


Zyrtarët thanë se rreth 1.000 persona kanë humbur jetën nga tërmeti që dje goditi Azinë Qendore. Zyrtarja e Kryqit të Kuq, Marie Muhammad tha se ndihmat e para tani më kanë arritur në territoret e goditura. I dërguari i posaçëm i presidentit të Indonezisë, tha se çfardo lloj ndihme nga jashtë do të jetë e mirëpritur.
"Territori i goditur ka një popullsi prej rreth 700.000 banorësh. Mendoj se ekziston nevoja e ndihmës ushtarake nga vendet tjera dhe natyrisht cilado përpjekje për ndihmë nga vendet tjera do të jetë shumë e mirëseardhur" tha i dërguari i presidentit, Silalahi.
XS
SM
MD
LG