Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Ukrainës Viktor Yushchenko u bëri thirrje ligjvënsve amerikanë që të mbështesin reformat e mëtejme në Ukrainë.
"Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë interesa të përbashkëta strategjike, dëshirojmë të përhapim demokracinë kudo që mundemi" tha Yushchenko, në fjalimin në Kongresin amerikan. Ai gjithashtu u angazhua edhe për forcimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
"Hyrja e Ukrainës në Bashkimin Evropian do të shënonte përfundimin e ndarjes së Evropës dhe do të ishte shtytje e re për civilizimin tonë. Ndërkaq, hyrja në NATO do të siguronte nivel të ri të stabilitetit përgjatë rajonit strategjik që nga Varshava e deri në Tbilisi" tha Yushchenko.
XS
SM
MD
LG