Ndërlidhjet

JERUSALEM


Një polic izraelit është lënduar sot nga përleshjet me qindra palestinezëve që kishin provuar të hynin në kompleksin ku gjendet edhe xhamia al-Aqsa në qytetin e vjetër të Jerusalemit. Policia kishte përdorë gaz lotësjellës për ta shpërndarë turmën. Disa palestinez ishin përgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të policëve. Këto përleshje i shtuan tensionet përreth këtij kompleksi, që është i shenjtë për izraelitët dhe për palestinezët. Policia e Izraelit po përpiqet ta parandaloj një tubim të grupeve të djathta izraelite në këtë hapësirë, për të protestuar kundër tërheqjes së planifikuar nga Rripi i Gazës.
Vala e fundit e trazirave izraelito-palestineze, që filloi në vitin 2000, ishte shkaktuar nga vizita në al-Aqsa e Ariel Sharonit, tash kryeministër i Izraelit e atëherë lider opozitar.
XS
SM
MD
LG