Ndërlidhjet

BAGDAD


12 policë irakianë u vranë në sulmin e kryengritësve në Kirkuk, që ndodhi në kohën kur ekipe të specializuara po përpiqeshin të çmontonin një bombë, të gjetur në afërsi të një shpërthimi të mëhershëm. Dy shpërthime të tjera kanë ndodhur derisa konvoji ushtarak amerikan po udhëtonte për në Bagdad. Sulmet ndodhën në ditën kur në Irak qëndroi zëvendës sekretari amerikan i Shtetit Robert Zoellick.
Ndërkohë, rrjeti televiziv Al Jazeera sot ka transmetuar një incizim në të cilin, siç thuhet shihet amerikani i rrëmbyer para dy ditësh në Irak.
XS
SM
MD
LG