Ndërlidhjet

BAGDAD


Pritet që sot të bëhet publik kabineti i ri qeveritar i Irakut, ka bërë të ditur presidenti Xhalal Talabani. Udhëheqësit irakianë kanë negociuar që nga janari rreth qeverisë së re, por pa sukses.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë, kryeministri në largim i Irakut Ijad Allaui, i ka shpëtuar një atentati nga një sulm vetvrasës. Mëngjesin e sotëm një shpërthim ka ndodhur në rrugën drejt aeroportit të Bagdadit, por nuk ka informacione për viktima. Ndërkaq në stadiumin e qytetit Haditha janë gjetur kufomat e 19 irakianëve, anëtarë të gardës kombëtare.
XS
SM
MD
LG