Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti bjellorus Aleksandër Llukashenko, ka kërkuar nga homologu i tij rus, Vladimir Putin shpejtimin e hapave për bashkimin e Bjellorusisë me Rusinë. Dy vendet prej disa vitesh kanë nisur një proces ribashkimi, derisa Bjellorusia fitoi pavarësinë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Deklaratat e Llukashenkos vijnë vetëm një ditë pas atyre të Sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice, që e cilësoi Bjellorusinë si "diktaturën e fundit në Evropë", derisa shtoi se do të ketë dhe për këtë vend një rrugë drejt demokracisë.
XS
SM
MD
LG