Ndërlidhjet

XHAKARTA


Koreja Jugore dhe ajo Veriore nuk kanë arritur ndonjë përparim gjatë takimit që zhvilluan sot në lidhje me bisedimet e ndërprera 6-palëshe rreth planeve bërthamore të Penianit. Të dyja palët u takuan pak para Samitit afrikano-aziatik në Xhakartë. Kryeministri jugkorean Lee Hae-chan tha se kishin zhvilluar "diskutime të sinqerta mbi çështje të rëndësishme". Ndërsa, kryetari i Parlamentit koreanoverior, Kim Young, tha se Peniani do t'u kthehej negociatave nëse "klima është e përshtatshme".
XS
SM
MD
LG