Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush tha se koalicioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara po bënë "vërtetë progres të mirë" në Irak, por kryengritësit ende po bëjnë rezistencë këmbëngulëse. Në këtë aspekt, mbrëmë vonë, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush tha:
- Besoj se ne po bëjmë vërtetë progres të mirë në Irak, pasi populli irakian ka filluar ti shohë të mirat e shoqërisë së lirë…Ata e panë edhe formimin e qeverisë. Ushtria e Irakut po stërvitet nga ushtria amerikane dhe ata po veprojnë më mirë se në të kaluarën. Ai mëtutje u shpreh se shtimi i sigurisë në Irak është rezultat i punës së forcave të sigurisë irakiane dhe shtoi se sa më shumë besim që populli i Irakut të ketë në këtë process, aq më tepër të izoluar do të jenë terroristët.
XS
SM
MD
LG