Ndërlidhjet

PRISHTINË


Pas pranimit të projektit për krijimin e Forumit joformal gjithpërfshirës nga ana e UNMIK-ut, këtë të hënë, drejtuesit kosovarë ende nuk i kanë dorëzuar komentet e tyre te shefi i administratës ndërkombëtare Soren Jessen Petersen.
Zyrtarët e UNMIk-ut, thanë sot në Prishtine se posa t’i marrin këto komente dhe sugjerimet eventuale, Jessen Petersen do të hartojë projektin përfundimtar. Forumi joformal, sipas zëdhënësit të UNMIK-ut, Neeraj Sing nuk do të jetë vendimmarrës, por do të ndihmojë vendimmarrjen dhe kultivimin e dialogut ndërmjet institucioneve dhe të gjitha subjekteve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG