Ndërlidhjet

KOSOVA: KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS KËTU?


Jane's Foreign Report

Gjërat kanë nisur të ndryshojnë në Kosovë. Pas idsa incidenteve të dhunshme, bashkësia ndërkombëtare ka filluar të shtrojë pyetjen se kush do ta qeverisë Kosovën. Aktualisht ajo drejtohet nga Kombet e Bashkuara, që janë të pafuqishme dhe pa ekipin e nevojshëm për të siguruar plotësisht rendin dhe qetësinë. Shumica e kosovarëve duan pavarësi, por politikanët serbë në Beograd, vazhdojnë të mos heqin dorë nga Kosova. Madje do të ishte vetëvrasje politike për këdo në Beograd që do të deklarohej se do të hiqte dorë nga Kosova. Zoran Gjingjiç hodhi idenë e një marëveshje mbi pavarësinë e Kosovës, por ai u egzekutua në mars të vitit 2003. Vrasja e tij ishte mesazh për serbët se nuk duhet ti dorëzohen vullnetit të të huajve, ashtu si bëri Gjingjiç, kur dorëzoi ish-presidentin Sllobodan Millosheviç në gjykatën e Hagës. Por edhe përpjekjet që janë bërë për të arritur diçka në lidhje me statusin e Kosovës, vazhdimisht janë dekurajuar nga zhvillimet e fundit politike në Serbi.
Vojisllav Koshtunica, një nacionalist konservator, i afërt me Kishën Ortodokse Serbe, u emërua kryeministër i një qeverie të dobët, mbijetesa e të cilës varet nga votat e Partisë Socialiste në Serbi, e cila është themeluar nga Millosheviçi. Veprimet e Koshtunicës i detyruan edhe figurat tolerante të Beogradit që të ndjekin të njëjtin shembull. Llogaritë e nacionalistëve të Beogradit janë të qarta, ata duan t'i bllokojnë proceset, që t'i detyrojnë shqiptarët e frustruar të reagojnë dhunshëm, çfarë do të dëmtonte rëndë imazhin e shqiptarëve përballë ndërkombëtareve. Qëllimi i krijimit të trazirave është në mos t'i shkatërrojë plotësisht, së paku të vonojë çdo përpjekje drejt pavarësisë së Kosovës. Gjatë gjithë dimrit Beogradi ka trumpetuar idenë e trazirave në pranverë, duke ndjekur një strategji të përcaktuar mirë. Lutjet e tyre u dukën sikur u plotësuan kur u ngritën akzuat për krime lufte ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj. Shumë njerëz menduan se Haradinaj do të refuzonte të bashkëpunonte, por krejt papritur, në muajin mars Haradinaj u vetëdorëzua dhe i bëri thirrje kosovarëve të ruajnë qetësinë. Kështu ngjarjet morën një tjetër rrjedhë, çfarë u jep tashmë mundësinë ndërkombëtarëve, të ushtrojnë më shumë presion ndaj politikanëve në Beograd.
XS
SM
MD
LG