Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në afërsi të shtëpisë së shëndetit në Malishevë është zbuluar edhe një varrezë masive, me trupa të joshqiptarëve. Zëdhënësja e UNMIK-ut, Marcia Poole, tha se ekspertët e mjekësisë ligjore janë duke i zhvarrosur mbetjet e trupave dhe, sipas saj, të paktën dy trupa janë kompletuar. "Në varrezë janë 6 ose 7 trupa që supozohen të jenë serbë të zhdukur qysh në vitin 1998", tha ajo.
Më shumë se 3 mijë persona janë ende të zhdukur që nga koha e luftës në Kosovë. Gjithashtu rreth 500 serbë figurojnë të zhdukur.
XS
SM
MD
LG