Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia e Irakut tha se një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë bashkë me automjetin, para një xhamie shiite në Bagdad, duke shkaktuar disa viktima.
Sulmi ndodhi në lagjen Kamaliya, derisa besimtarët ishin duke dalur nga xhamia.
Po në Bagdad, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se një ushtar amerikan është akuzuar për vrasje të paramenduar të dy oficerëve amerikanë.
37 vjeçari Alberto Martinez akuzohet për vrasjen e kapitenit Phillip Espozito dhe togerit Louis Allen.
Deklarata e ushtrisë thotë se oficerët e kanë humbur jetën nga një mjet shpërthyes në Tikrit në 7 qershor.
XS
SM
MD
LG