Ndërlidhjet

UASHINGTON


Egjipti duhet të bëjë më shumë reforma për të çuar përpara demokracinë në vend, pasi lejimi i zgjedhjeve presidenciale me më shumë kandidatë nuk është i mjaftueshëm, tha sekretarja amerikane e shtetit Condolezza Rice, në prag të turneut që përfshin Izraelin, Bregun Perëndimor, Jordaninë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite.
Ajo e ka cilësuar kohën si tepër të përshtatshme, duke pasur parasysh zhvillimet demokratike në rajon.
"Ka pasur zgjedhje demokratike në Liban dhe në territoret palestineze, fillim të reformave kushtetuese në Egjipt si dhe zgjedhje lokale në Arabinë Saudite, ku shpresojmë që në votimet e ardhshme gratë të kenë të drejtë vote, ashtu siç ndodhi në Kuvajt", tha Rice para fillimit të turneut në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG