Ndërlidhjet

LUBJANË


Shefi i diplomacisë sllovene dhe kryesuesi i rradhës i OSBE-së, Dimitrij Rupel tha sot pasdite se në negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës SHBA-të dhe BE-ja duhet të kenë rol të njëjtë pasi "në këtë pjesë të Evropës gjithnjë kanë qenë të suksesshëm kur kanë punuar bashkë." Siç u kumtua në Lubjanë, këto deklarata Rupel i ka bërë në fjalimin e hapjes në samitin e Krans Montanës. Rupel më tej ka theksuar se përcaktimi i statusit përfundimtar të Kosovës është detyrë përparësore e Sllovenisë si kryesuese e rradhës së OSBE-së dhe "interes strategjik i Lubjanës". Rupel ka thënë se "është i bindur se në zgjidhjen e statusit të Kosovës do kenë rolin e tyre BE-ja, SHBA-të dhe OKB-ja, duke shtuar se është dyshues që Unioni do të mund të udhëheqë këtë proces për shkak të krizës aktuale.
"Jam i bindur se negociatat për statusin duhej të fillonin që këtë vit se status quo nuk është e dobishme as për shqiptarët e as për serbët, tha Rupel, duke theksuar se përcaktimi i statusit është i ndërvarur me stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan.
XS
SM
MD
LG