Ndërlidhjet

KOPENHAGË


Presidenti amerikan, George Bush, u shpreh sot në mbrojtje të qeverisë, sa i përket trajtimit të terroristëve të dyshuar, në burgun e Guantanamos.
Pas takimit me kryeministrin danez, Anders Fogh Rasmussen në Kopenhagë, zoti Bush tha se të dyshurit po trajtohen mirë, dhe burgu është i hapur për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar.
"Të burgosurit po trajtohen mirë. Atje ka transparencë të plotë. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar mund të inspektojë çdo ditë dhe në çdo kohë. Po ashtu, edhe mediat janë të mirëpritura në Guantanamo", tha presidenti Bush.
Kryqi i Kuq dhe organizata të tjera, i kanë kritikuar Shtetet e Bashkuara për, siç kanë thënë ato, keqtrajtim të të burgosurve në Guantanamo.
XS
SM
MD
LG