Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SREBRENICË


Të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës janë rikthyer në vendin e ngjarjes 10 vjet pas vrasjes së afro 8 mijë burrave e djemve boshnjakë nga forcat serbe, për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore.
Pjesë e këtyre ceremonive ishte dhe varrosja e 610 viktimave nga kjo masakër, kufomat e të cilëve ishin gjetur në varreza masive në pjesë të ndryshme të Bosnjës.
Por edhe në këtë 10 vjetor autorët kryesorë të kësaj masakre, Ratko Mlladiç e Radovan Karaxhiç janë ende në liri, pavarësisht se kërkohen nga Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë.
XS
SM
MD
LG