Ndërlidhjet

KËLN


Papa Benedikti i XVI-të ka zhvilluar meshën e së dielës për 500 mijë njerëz në qiell të hapur në qytetin e Këlnit. Me këtë meshë ai ka përmbyllur vizitën katër ditore në Gjermani, vendi i tij i origjinës, njëherësh dhe destinacioni i parë që nga koha që ai erdhi në krye të kishës katolike.
Papa kritikoi rritjen e sekteve fetare, çfarë rrezikon që ta kthejë besimin "në një produkt konsumi". Gjatë kësaj vizite Papa ka vizituar sinagogën hebreje në Këln si dhe është takuar me komunitetin islam dhe ka kërkuar prej tyre të ndihmojnë për të luftuar "fanatizmin barbar" të terrorizmit.
XS
SM
MD
LG