Ndërlidhjet

SANUR – BREGU PERËNDIMOR


Ka përfunduar evakuimi i kolonëve hebrejë nga të gjitha vendbanimet e parapra në planin e kryeministrit Ariel Sharon. Plani ka përfshirë largimin e kolonëve hebrejë nga 25 vendbanime, 21 nga të cilat në Rripin e Gazës dhe katër në Bregun Perëndimor. Si rezultat Rripi i Gazës nuk ka më asnjë vendbanim hebrejë. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se shkatërrimi i shtëpive në të 25 vendbanimet do të përfundojë brenda 10 ditësh. Tërheqja u realizua brenda afateve kohore të përcaktuara dhe pa incidente dhune serioze.
Udhëheqësi palestinez Mahmud Abas ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin izraelit Moshe Katsav dhe ka çmuar tërheqjen nga Gaza dhe pjesë të Bregut Perëndimor duke e cilësuar si "mundësi historike për paqe dhe pajtim". Presidenti Bush ka kërkuar nga palestinezët që të krijojnë një qeverisje efektive.
XS
SM
MD
LG