Ndërlidhjet

BAGDAD


Projekti i kushtetutës irakiane do të jetë gati para mesnatës së sotme, ka deklaruar Latif Kuba, zëdhënësi i Qeverisë irakiane.
"Deri në fund të ditës do të kemi një version të plotësuar të projektkushtetutës. Kjo ka për të ndodhur sot", tha Kubba.
Ai shtoi se disa shtesa i janë bërë tre artikujve kushtetues. Përfaqësuesit e pakicës sunite vazhdojnë të kundërshtojnë projektkushtetutën.
Ndërkaq lidhur me zhvillimet e sigurisë në vend së paku gjashtë persona janë vrarë si rezultat i luftimeve mes e grupeve rivale shiite në Naxhaf.
Policia irakiane ka gjetur në Bagdad kufomat e 36 personave të vrarë.
XS
SM
MD
LG