Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

NEW ORLEANS


Trupat e armatosura të Gardës Kombëtare arritën në qytetin e shkatërruar New Orleans për t'u ofruar ushqime dhe siguri mijëra të dëshpëruarve, të cilët mbijetuan nga uragani Katrina.
Shpërndarja e ushqimit dhe barërave, plot 4 ditë pasi uragani e shkretoi New Orleansin, u bë pas raporteve se banda të armatosura po bredhin rrugëve të qytetit pas kollapsit pothuajse total të pushtetit.
Nga stadiumi i qytetit, autobusët filluan t'i evakuojnë mijëra të strehuarit, ndërsa filloi edhe evakuimi i pacientëve nga spitalet.
Forcat ajrore amerikane kanë dërguar 300 pjesëtarë nga Iraku dhe Afganistani, që të kujdesen për familjet e prekura nga uragani.
Presidenti amerikan George Bush, i cili me helikopter i vizitoi zonat e prekura, u shpreh i shokuar nga dëmet.
"Nuk mendoj se dikush do të mund të përgatitej për një shkatërrim të tillë. Kjo pamje thjesht nuk mund të paramendohet", tha Bush.
Ai tha se përpjekjet e qeverisë për ndihma deri tash nuk kanë qenë të pranueshme, por në New Orleans u zotua se agjencitë qeveritare tash do të bëjnë më shumë.
"Kjo është ajo që besoj: Qyteti i madh i New Orleansit përsëri do të ngritet, dhe do të jetë një New Orleansi më i madh", tha presidenti Bush.
Shkalla e dëmeve nga katastrofa ende nuk dihet, por druhet se mijëra mund të kenë vdekur.
Zyrtarët thanë se do të duhen disa muaj për të larguar gjithë ujin nga New Orleansi.
XS
SM
MD
LG