Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e ka përgëzuar sot kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha.
"Jemi të bindur se me qeverisjen tuaj, Shqipëria do të bëhet më e zhvilluar dhe më prosperuese", thuhet në telegramin e presidentit Rugova, në të cilin shprehet bindja se "marrëdhëniet e gjithanshme midis Kosovës dhe Shqipërisë do të thellohen edhe më shumë", dhe se Kosova do ta ketë "përkrahjen e vazhdueshme të Shqipërisë për pavarësinë më të shpejtë".
Në telegram, presidenti Rugova thotë se Kosova dhe Shqipëria synojnë integrimin në BE dhe NATO, dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG