Ndërlidhjet

SHKUP


Shefat e shtabeve të ushtrive të Shqipërisë, Kroacisë e Maqedonisë, nënshkruese të kartës së Adriatikut, janë takuar në Ohër për të diskutuar përparimin e arritur në reformat brenda forcave ushtarake si pjesë përmbushjes së standardeve për anëtarësimin në NATO.
Pjesëmarrësve në takim iu është drejtuar dhe ambasadorja amerikane në Shkup, Juliana Milovanoviç, e cila ka theksuar se këndvështrimi i Uashingtonit dhe Brukselit është se çdo vend do të vlerësohet në përputhje me meritat individuale në përparimin e reformave.
XS
SM
MD
LG