Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan i ka dërguar sot letër Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke rekomanduar që të fillojnë bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës, ku një ndër opsionet është pavarësia e saj.
"Unë dëshiroj të fillojnë diskutimet për statusin e Kosovës. Do të emëroj një të dërguar special, dikend që do të udhëheq bisedimet. Është e qartë se unë nuk mund të them tani se cili do të jetë rezultati. Çështja e pavarësisë është ngritur, por është ngritur edhe çështja e autonomisë" tha Annan.
Emërimin e "emisarit për statusin" e ka apostrofuar edhe shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Peterssen, por ai ka refuzuar të spekulojë nëse këtë rol do ta marrë ish presidenti i Finlandës Mati Ahtisari.
"Kofi Annan do të zgjedh njeriun më të mirë për këtë çështje" ka thënë Peterssen duke hedhur poshtë vërejtjet që zyrtarët e Beogradit i kanë bërë në adresë të Ahtisarit.
XS
SM
MD
LG