Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy automjete bomba kanë vrarë dhjetra njerëz në Bagdad dhe në qytetin verior Tal Afar.
Shpërthimi i automjetit në një treg në Tal Afar ishte i teledirigjuar, dhe la të paktën 30 të vrarë dhe 35 të plagosur, ndërsa shpërthimi vetëvrasës në Bagdad ndodhi në një postbllok të ushtrisë irakiane, duke lënë të paktën 5 të vdekur, shumica ushtarë.
Në zhvillime tjera në Irak, një zyrtar i Komisionit të Pavarur Zgjedhor deklaroi se Saddam Husseini dhe rreth 12 mijë të burgosur tjerë irakianë do të mund të votojnë në referendumin kushtetues më 15 tetor.
XS
SM
MD
LG