Ndërlidhjet

TIRANË


"Integrimi i Kosovës në Evropë do të përshpejtohet nga një vendim i shpejtë që duhet marrë për statusin e saj" tha sot në Tiranë shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen. Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, ai gjithashtu tha se në këtë proces të ri që hapet për Kosovën, qëllimi do të jetë stabilizimi i përgjithshëm i rajonit.
"Ky rajon duhet të ecë përpara dhe Kosova duhet të ecë përpara pikërisht në rrugën drejt integrimit evropian. Zgjidhja e statusit të Kosovës do të jetë në interes të të gjithë qytetarëve dhe të të gjithë rajonit" tha Petersen.
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në lidhje me statusin e Kosovës tha se është mjaft i rëndësishëm dhe njëkohësisht Kosova duhet të respektojë të drejtat e pakicave.
"Gjykoj se çështja e pakicave është çështje kryesore" tha Berisha duke shtuar se roli i KFOR-it në Kosovë është shumë i rëndësishëm.
Petersen u takua edhe me presidentin Alfred Moisiu dhe Ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj.
XS
SM
MD
LG