Ndërlidhjet

BRUKSEL


"Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme" tha Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, gjatë vizitës në Bruksel. Sipas tij, mund të bisedohet vetëm për modalitetet. Në takimet me zyrtarë të lartë të BE-së dhe të NATO-s, ai mbrojti tezën se zgjidhja më e mirë është pavarësia e kushtëzuar, sipas modelit të Austrisë pas Luftës së Dytë Botërore. Mustafaj i ka siguruar zyrtarët në Bruksel se kufiri ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i paprekshëm.
"Kjo vlen vetëm kur flasim për tërësinë territoriale të Kosovës. Nëse dikush tenton ta copëtojë vendin, sidomos veriun e Kosovës, atëherë nuk ka më garancione" tha Mustafaj, i cili sot përfundoi vizitën tri ditore në Bruksel.
XS
SM
MD
LG