Ndërlidhjet

BEOGRAD


Fondi për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd ka kërkuar hetime ndaj zyrtarëve të lartë të sigurisë pas arrestimit të disa policëve të Serbisë lidhur me masakrën e 48 shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës, në periudhën 1998-99, informon AFP. Në kumtesën e Fondit thuhet, pos tjerash, se "kërkohet fillimi i procesit për përgjegjësitë e atyre anëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë kundër të cilëve ka dyshime të bazuara se janë të përfshirë në kryerjen e krimeve". Trupat e pajetë të 48 viktimave, përshfirë këtu edhe të dy foshnjeve, janë gjetur në vitin 2001, në një varresë masive afër Beogradit, ku kishte edhe kufoma të tjera të qindra shqiptarëve. Megjithëse nga masakra në Suharekë, "kanë kaluar më tepër se gjashtë vjet e gjysmë, kjo nuk ka pasur asnjë ndikim në faktin se pjesa më e madhe e kryerësve të krimit ende janë anëtarë aktivë në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, e disa prej tyre, janë në pozita të larta komanduese", thuhet në kumtesën e sotme të Fondit për të Drejtën Humanitare.
XS
SM
MD
LG