Ndërlidhjet

AMAN


Autoritetet në Jordani thanë se kanë filluar arrestimet për shpërthimet e mbrëmëshme, ku u vranë se paku 56 persona dhe rreth 90 të tjerë u plagosën. Zëvendës kryeministri Marvan Muasher tha se në të gjitha thirrjet që po merrë nga brenda dhe jashtë Jordanisë, unanimisht shprehet i njëjti qëndrim. "Këto operacione janë brutale, frikacake dhe terroriste" tha Muasher. Përgjegjësinë për shpërthimet, përmes një deklarate në internet, e ka marrë krahu i Al Kaidës në Irak.
Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw vizitoi sot Amanin.
"Ne të gjithë po paguajmë çmimin e të qenit të civilizuar. Të jemi të qartë: e keqja e terrorizimit ka goditur të gjitha vendet dhe fetë. Ka godituar ato vende që përkrahin luftën në Irak, por edhe Jordaninë që ka qëndrime të ndryshme nga ne për luftën në Irak" tha Straw, i cili ndaloi në Aman, para se të shkonte për vizitë në Bagdad.
XS
SM
MD
LG