Ndërlidhjet

HELSINKI


Marti Ahtisari edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e të dërguarit të posaçëm të Kofi Annanit në bisedimet për statusin e Kosovës. Në Helsinki ai ka theksuar sot se ai mbetet negociatori i vetëm i procesit derisa të emëruarit e vendeve apo organizatave të tjera do jenë ndërlidhës me kryeqytetet përkatëse. Sipas Ahtisarit BE-ja do të luajë një rol kyç pasi është donatori më i madh në Kosovë dhe Ballkan dhe se Kosova edhe gjeografikisht është në Evropë. Ahtisari më 21 nëntor fillon misionin e parë faktmbledhës në terren, derisa zyra e tij do jetë në Vjenë. Në këtë paraqitje për mediat Ahtistasi nënvizoi faktin se nuk do ketë copëtim të Kosovës.
XS
SM
MD
LG