Ndërlidhjet

BUSAN


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe ai i Rusisë Vladimir Putin diskutuan për Iranin, Korenë dhe Sirinë.
"Ne kemi marrëdhënie shumë të rëndësishme. I vlerësojmë këshillat tuaja dhe i vlerësojmë marrëdhëniet strategjike që po i ndërtojmë", tha presidenti Bush.
Ndërkaq, presidenti Putin tha se "është shumë e kënaqëshme që ne kemi kontakte të përhershme për të gjitha çështjet dy palëshe dhe ndërkombëtare".
Ai u takua edhe me presidentin e Kinës Hu Jintao. Putin tha se partneriteti me Kinën paraqet interes nacional për Rusinë.
Takimet u zhvilluan gjatë samitit të Azisë dhe Paqësorit, që po mbahet në Busan, të Koresë së Jugut.
XS
SM
MD
LG