Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Bagdad rifilloi dhe u shtye sërish deri më 5 dhjetor, gjykimi i Saddam Hussein-it. Vendimi u muar për t'i dhënë kohë mbrojtjes që të gjej zëvendësim për dy avokatë: njëri i vrarë dhe tjetri i plagosur.
Hussein në fillim të seancës, iu ankua gjykatësit pasi rojat e kishin sjell në sallë të prangosur dhe i kishin konfiskuar lapsin dhe letrën.
"Ju jeni sovran dhe ata janë pushtues. Duhet t'i urdhëroni të bëjnë atë që është e drejtë" tha Hussein. Hussein dhe 7 të tjerë, akuzohen për vrasjen e më shumë se 140 shiitëve në vitin 1982, në Dujail.
XS
SM
MD
LG